
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë mbetet e vendosur në luftën ndaj korrupsionit dhe do të vazhdoj të për të përdorur të gjithë mekanizmat diplomatikë në funksion të realizimit të reformës në drejtësi.
Këto deklarata janë bërë nga zëvendësambasadori në detyrë i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Daniel Koski.
Gjatë fjalës së tij në një aktivitet në Fakultetin e Drejtësisë, Koski u shpreh gjithashtu se SHBA do të vazhdojë t’iu refuzojë vizat zyrtarëve të korruptuar.
"Vendosmëria e Shtetet e Bashkuara për të mbrojtur shtetin ligjor është e pathyeshme. Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë kundër zyrtarëve të korruptuar që përdorin postet e tyre për përfitime vetjake. Do të vazhdojmë të mbështesim vetting-un për çdo prokuror dhe gjyqtar, pa asnjë përjashtim. Gjithashtu, do të vazhdojmë të përdorim çdo mjet që kemi në dispozicion që fjalët tona të mbështeten me veprime. Si provë, do të vazhdojmë t’iu refuzojmë vizat zyrtarëve të korruptuar që janë të pamirëpritur në vendin tonë, për shkak të turpërimit që kanë sjellë mbi tuajin. Për këtë, gjithashtu, keni premtimin tonë", tha zv/ambasadori amrikan.



