Zgjedhjet që pritet të mbahen në fillim të viti 2021 në Kosovë, edhe zyrtarisht pritet ta gjejnë ushtruesen e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, të ndarë nga LDK..
Osmani edhe vetë do të marrë pjesë në këto zgjedhje, ndërsa ka thënë se do të garojë me një iniciativë të sajën. Kësaj iniciative të enjten i janë bashkuar gjashtë asamblistë të LDK-së në Ferizaj, të cilët në zërat poltike në Kosovë, kanë zyrtarizuar ndarjen nga LDK dhe garimin me iniciativën e Osmanit.
Hysnije Mustafa-Shamolli, Balton Dërguti, Ekrem Mustafa, Hesat Shatrolli, Burim Karameta e Ridvan Nebihu janë këshilltarët e parë që shkuan në zyrën e Osmanit në Presidencë, për çështje krejtësisht partiake.
“Aty ku është konsistenca, mbajtja e fjalës dhe interesi i Kosovës jemi edhe ne. Me presidenten Vjosa Osmani. Me Kosovën!”, ka shkruar këshilltarja Hysnije Mustafa-Shamolli.
Osmani, si u.d e presidentes do të duhet t’i shpallë zgjedhjet brenda pak ditësh, ndërsa ato mund të mbahen në fund të janarit ose në fillim të shkurtit.
Më 20 qershor të këtij viti Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së ka shkarkuar Vjosa Osmanin nga postet udhëheqëse në parti.



