
Demokratët të cilët po zhvillojnë një mbledhje me kryetarin në selinë blu pas rezultatit humbës në zgjedhje, i kanë kërkuar Bashës largimin nga Partia Demokratike.
Më poshtë një pjesë e replikave në mbledhje:
Basha: 6 marsi ishte kurth pas 8 janarit dhe ne u vendosem para detyrimit për të marrë pjesë në zgjedhje. Nesër mblidhen organet e tjera të partisë për të diskutuar.
Xheferraj: Jam më i vjetri dhe me eksperiencë, s’kam ambicie por përgjegjësi për PD. Berisha s’është zgjidhje dhe e ka mbyll me PD por t’i na ke fyer kur thua s’kam humb asnjë garë. Duhet të largohesh si kryetar.
Basha: S’kam humb asnjë garë, i kanë vjedhur.
Sula: Cila është zgjidhja kryetar? Se kështu mund të na thuash përsëri. Si i jep zgjidhje? Ke përgjegjësi ti dhe ne. Nuk na beson më asnjë kështu.
Ilda Dhori: Të hapen zgjedhjet në parti. Duhet të ikësh, duhet të hapet gara në PD. Berisha e ka mbyll duhet të zgjedhin demokratët cili na bashkon.
Helidon Bushati: Duhet të jemi përtej egos, e shkatërruat PD, ju dhe Berisha. Duhet të ikësh. Duhet kongres pajtimi. Duhet të gjithë ne këtu dhe kolegët tanë të “Shtëpisë së lirisë” të kalojmë përtej egove personale për të mirën e PD-së.



