Soreca në Bruksel për situatën politike në Shqipëri: Pritet fillimi i negociatave

Soreca në Bruksel për situatën politike në Shqipëri: Pritet fillimi i negociatave

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca, ka njoftuar se ndodhet në Bruksel, duke informuar shtetet anëtare të Këshillit Evropian, për sa i përket situatës politike të Shqipërisë.

“Një ditë pas Samitit të vendeve të Ballkanit Perëndimor me BE-në në Slloveni, në Bruksel duke informuar shtetet anëtare mbi situatën aktuale politike në Shqipëri dhe shkëmbimin e pikëpamjeve mbi rezultatin e Samitit të Bërdos”, shkruan Soreca në Twitter.

Ambasadori shpreh bindjen se së shpejti pritet të fillojnë bisedimet për pranimin e Shqipërisë në BE.

“Pritet të fillojnë bisedimet e pranimit sa më shpejt duke u mbështetur në përparimin thelbësor të bërë”.

Dje në Bërdo të Sllovenisë u mbajt Samiti i radhës midis 27 vendeve anëtare të BE-së dhe gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy