Dekriminalizimi/ KQZ përcjell në prokurori listën me 29 emra, Çela: S’marim përgjigje nga jashtë

Dekriminalizimi/ KQZ përcjell në prokurori listën me 29 emra, Çela: S’marim përgjigje nga jashtë

Nuk janë mbushur 24 orë nga çelja zyrtare e fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 14 Majit, ndërsa apelit për kandidat me integritet të pastër bërë nga ndërkombëtarët, politika shqiptare sërish i është përgjigjur pjesërisht.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përcjell gjatë kësaj jave në prokurorinë e përgjithshme dhe sektorin e dekriminalizimit një listë prej 29 garuesish për tu verifikuar në mënyrë të hollësishme brenda dhe jashtë vendit.

Pjesë e kësaj liste janë edhe tre kryebashkiak aktual si Artur Bushi i Krujës, Kreshnik Hajdari kryetar i Kuçovës, Qerim Ismailaj Mallakastër për të cilin ka edhe një dënim nga Gjykata e Posaçme.

Ndërsa 26 të tjerët të përfshirë në këtë listë janë kandidat për kryetar dhe këshilla bashkiak për të cilët FactCheck mëson se në vetdeklarimet e tyre janë konstatuar arrestime jashtë vendit, dënime si dhe ndryshime gjeneralitetesh.

Depozitimit të kësaj liste i është përgjigjur Kryeprokurori Olsian Çela pas analizës vjetore depozituar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, ku tha se shumë vende përgjigjen me vonesë ose si përgjigjen fare letërporosive duke e bërë këtë proces të mos jetë i plotë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy