
Analisti Ben Andoni thotë se përjashtimi nga grupi parlamentar e gjeti të papërgatitur Berishën dhe kjo tregon se ai e ka humbur nuhatjen politike. Sipas Andonit, lëvizja që ka paralajmëruar Berisha nuk mund të çohet në fund prej tij.
Në politikë presionet nuk tregohen, por ndihen. Deklaratat e zotit berisha janë pak të lodhura. Marrja e madhe me këtë temë na penalizon edhe ne gazetarëve. Një gjë shqetësuese: e kam vlerësuar zotin Berisha në momente të veçanta dhe kam qenë i zhgënjyer në kohën e embargos dhe në 97. Zoti berisha ka humbur një element kryesor që është nuhatja politike. Një politikani të rangut të tij nuk mund ti falet. Mjafton të shohësh atë që ndodhi me zotin Basha dhe kupton që ai ishte jashtë PD.
Berisha thotë se kjo është vdekje e PD. Nuk mund të flasësh për vdekje sepse atëherë nuk ke për çfarë flet tjetër. Mendoj se Berisha duhej të bënte një tërheqje dinjitoze shumë kohë para se të vinte verdikti i shteteve të bashkuara.
Të ngresh një lëvizje duhet energji, kohë dhe mosha, që Berisha nuk i ka. Nuk mjafton vetëm karizma. Prisja nga njerëzit e lëvizjes alternative. Shumë shpejt do të jetë dhe bashkëpunimi Rama-Basha. Jo më kot ai kërkoi ndryshimet kushtetuese. Ai do të shmangë edhe nga ndryshimet zotin Berisha. Kjo e kthen Bashën ekuivalent me zotin Rama përsa i përket fuqisë së posturës në politikën shqiptare.



