Një ditë më parë, në Tiranë u nënshkrua një marrëveshje mes ministrit të Mbrojtjes, Pirro Vengu, homologut të tij kroat, Ivan Anushi, dhe homologut të Kosovës, Ejup Maqedonci, për bashkëpunimin ushtarak mes tre shteteve. Prof. dr. Nexhmedin Spahiu e sheh këtë si një aleancë të natyrshme mes tre vendeve që rrezikohen nga Serbia.

Është një aleancë e natyrshme mes vendeve që rrezikohen drejtpërdrejt nga fqinji i tyre ballkanik. Kroacia rrezikohet sepse viktima e parë e Serbisë mund të ishte Bosnja dhe aty rrezikohen interesat e tyre. Kroacia është garant sipas marrëveshjes së Dejtonit. Rrezikohet edhe Shqipëria, sepse objektivi i parë i Serbisë është Kosova.

Spahiu tha se kjo marrëveshje ka rëndësi më të madhe për Kosovën.

Një efekt psikologjik e ka arritur, përderisa Serbia ka reaguar. Në aspektin politik kjo marrëveshje ka rëndësi të madhe sidomos për Kosovën. Nuk e dimë nëse SHBA braktis NATO apo jo, por mundësia ekziston. Kjo është një mundësi që rajonet fraxhile si Ballkani të marrin përkujdesje, pra të krijohet më shumë siguri në rajon.

Ne patëm rastin e një marrëveshjeje mes SHBA dhe Kosovës, që tregon një gatishmëri të SHBA që edhe nëse braktisin NATO-n dhe SHBA-në, kjo është një garanci për Kosovën.

Rezoluta 1244 është një gjë e vdekur. Serbia thirret në të, por nuk ka ndonjë peshë të veçantë ky fakt. Ajo që mund të ketë peshë të veçantë është si do të jenë marrëdhëniet në planin dypalësh. Serbia nuk e njeh shtetin e Kosovës dhe ky është akti më i lartë armiqësor ndaj saj.