
Rinumërimi në Mallakastër ka ndryshuar rezultatin. Hapja e kutisë së votimit në Mallakastër me kërkesë të Partisë për Drejtësi dhe Unitet i ka siguruar kësaj të fundit një mandat këshilltari.
Rinumërimi i votave në një qendër votimi për këshillin bashkiak tregoi se 63 fletë votimi me siglën e PDIU-së ishin numëruar në favor të PS-së.
Pra, ndërsa në procesverbal ishin shënuar 0 vota për PPIU, në kuti kishte 63 të tilla për të.
Në këtë mënyrë, një mandat këshilltari i kalon PDIU-së, duke iu hequr PS-së.
Vendimi për rinumërimin e disa kutive votimi në Mallakastër u mor sot nga KAS.



