Rruga Milot-Fier/ Alibeaj: Projekt fantazmë, tenderi nuk ekziston

Rruga Milot-Fier/ Alibeaj: Projekt fantazmë, tenderi nuk ekziston

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, u shpreh se “projekti Milot-Fier është akoma një projekt fantazmë”.

Në një deklaratë për media, ai tha se ky tender ende nuk është shpallur në faqen përkatëse të prokurimeve pavarësisht se ministrja Balluku deklaroi të kundërtën 5  ditë më parë.

Për këtë projekt nuk ka dokumenta, nuk dihet  si u përzgjodh, nuk dihet kush e mori vendimin që rruga të bëhet me koncesion, nuk dihet si u përzgjodh konsulenti që doli në konkluzionin se rruga kushton 1.2 miliardë euro dhe një udhëtim kushton 17.4 euro.  Projekti Milot-Fier është akoma një projekt fantazëm, për të ekzistojnë vetëm fjalët e kryeministrit dhe Ministres së Infrastrukturës. Tenderi nuk ekziston i shpallur në faqen përkatëse të prokurimeve, megjithëse, gjatë shfaqjes propagandistike 5 ditë më parë, Ministrja e Infrastrukturës, premtoi ndryshe.

“Duke filluar nga sot, në orën 12.30, i gjithë dokumentacioni do të jetë i disponueshëm në faqen e APP-së dhe i aksesueshëm për të gjithë të interesuarit”

As ditën kur u shpall me bujë të madhe, as sot, dokumentat e tenderit nuk ekzistojnë, për faktin e vetëm se nuk ka një punë serioze në interes të qytetarëve, por ka një aferë korruptive”, deklaroi Alibeaj.

Alibeaj i drejtoi disa pyetje ministres Belinda Balluku dhe kryeministrit Edi Rama: “Belinda Balluku, po të dojë, edhe Edi Rama, duhet t’u japin përgjigje të qarta disa pyetjeve elementare: Pse nuk është shpallur akoma tenderi dhe dokumentat e tij? Si u përzgjodh projekti i Milot-Fier? Kush e mori vendimin që rruga të bëhet me koncesion? Si u përzgjodh konsulenti i rrugës 1.2 miliardë euro?

Belinda Balluku duhet të bëjë transparencë dhe të mos fshihet pas fjalive me dy kuptime! Shqiptarët, të cilët ajo dhe Edi Rama duan i detyrojnë të paguajnë 17.4 euro për një rrugë që është e ndërtuar aktualisht në më shumë se gjysmën e saj, kanë të drejtë të njihen me çdo akt, që përkthehet në kosto marramendëse për ta”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy