Flamur Noka në një prononcim për mediat nga protesta u shpreh se kjo ishte dita e parë e mosbindjes civile për të vijuar më tej. Ai tha se narkopsi duhet të largohet dhe ti hapë rrugë një qeverie teknike për zgjedhje të lira.
Dita e parë që mosbindja civile zbriti në rrugët e kryeqytetit. Narkosi sot mori një mesazh, jepi zgjidhje kërkesës së qytetarëve, jepi zgjidhje qeverisë teknike, ndryshe narkosi në pushtet nuk do të ketë paqe asnjëherë. Sot ata e kuptuan se beteja me qytetarët nuk fitohet me gaz dhe dhunë, qytetarët sot i dhanë një leksion që ne do jemi këtu deri sa kërkesat e qytetarëve të plotësohen.
Narkosi duhet të largohet dhe ti hapë rrugë një qeverie teknike për zgjedhje të lira. Sot startuam nga parlamenti në rrugë, për çdo hap tjetër do ju njoftojmë. Të jeni të sigurtë se sot ata janë duke u dridhur sepse forca e qytetarëve i ka kallur datën. Mobilizim me mijëra force policore kanë rrethuar bunkerin e Surrelit sepse sulltani atje dridhet nga frika. Kjo është revoltë, hapi i parë i mosbindjes civile, ne do jemi në aksion.



