Spahiu: Shqipëria dhe Kosova kanë identitete të ndryshme politike, na ndan pesha e së kaluarës

Spahiu: Shqipëria dhe Kosova kanë identitete të ndryshme politike, na ndan pesha e së kaluarës

Profesori i shkencave politike Nexhmedin Spahiu, në ditën e pavarësisë thotë se Shqipëria dhe Kosova kanë krijuar dy identitete të ndryshme politike.


Duke folur për “MCN Live”, ai deklaroi se identitetet e veçanta do të ngelen, pasi sado që e ardhmja do na bashkojë, e kaluara nga 1913 deri më tani, na ndan. 


Sipas tij, na ndajnë eksperiencat e ndryshme dhe pesha e së kaluarës. 


Ne kemi heronj të përbashkët, Skënderbeu, Ismail Qemali apo Bajram Curri, por kemi dhe heronj të ndarë. Adem Jashari na bashkon. Presidenca e Kosovës që nga Ibrahim Rugova deri te Vjosa Osmani, nuk ka dekoruar asnjë nga të ashtuquajturit partizanë të luftës Nacionalçlirimtare. Ndërkohë që luftëtarët e tyre politikë janë heronj. Duhet të respektojmë njeri tjetrin në qëndrime dhe nëse palët ndryshojnë, mund të shkojmë drejt përbashkimit. Por zyrtarisht në Shqipëri festohet 29 Nëntori si ditë çlirimi. Do të shkojmë duke u afruar drejt njeri tjetrit dhe rruga drejt Bashkimit Europian, është rrugë afrimi. Por mendoj se identitetet e veçanta do të ngelen, pasi sado që e ardhmja do na bashkojë, e kaluara nga 1913 deri më tani, na ndan. Na ndajnë eksperiencat e ndryshme dhe pesha e së kaluarës. Nuk na ndan gjaku dhe gjuha, por eksperienca politike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy