
Në inceneratorin e Tiranës mbetjet vetëm groposen. Kështu deklaroi sot deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, pas një investigimi prej 180 ditesh me filmime nga ky incenerator.
Ajo akuzoi Ramën dhe Veliajn si kokat e korrupsionit në aferën e inceneratorëve duke mos përmendur Ahmetajn dhe Agaçin, ndërsa tha se SPAK ka bërë pazare për të mos hetuar.



