
Pas publikimit të të dhënave të mbi 600 mije shtetasve shqiptarë, ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar duke dëniar publikimin e bërë gjatë ditëve të fundit. Në në status në Facebook, Berisha akuzon qeverinë për nxjerrjen e të dhënave personale.
Sipas tij, të gjitha informacionet e qytetarëve janë tashmë në duart e mafias. Sali Berisha bën thirrje për protesta lidhur me skandalin e publikimit të të dhënave personale të qytetarëve.
Reagimi në Facebook i Sali Berishës:
Narkoshteti apo shteti terrorist ndaj qytetarëve të tij! Protesta dhe vetëm protesta është shpëtimi i Shqipërisë.
Miq, si në asnjë vend tjetër të botës, demokraci qoftë apo diktature nuk ndodh kjo që ka ndodhur në Shqipëri: Gjithçka në duart e mafias dhe krimit të organizuar.
Në Shqipëri si në asnjë vend të botës të gjitha sistemet dixhitale të narkoshtetit janë në kontroll të plotë të mafias shtetërore të drogës dhe krimit, e cila përdor të dhënat e tyre për terror psikologjik, partiak, politik, financiar, ekonomik, elektoral, banditesk të narkoshtetit dhe bandave të tij ndaj qytetarëve.
Nxjerrja e të gjithë databazës së shtetit, de facto narkoshtetit, pra të të gjitha të dhënave të privatësisë së qytetareve nga kreu i Meduzës Edi Rama dhe banda e tij për të maskuar skandalet monstruoze me aferat e djegsave, arbitrazheve, PPP, koncesioneve, prokurimeve sekrete që sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit arrijnë në 8,2 miliardë Euro, përbën aktin më të rëndë dhe me të pashembullt në historinë e një shteti.
Ky proces antikushtetues nisi me angazhimin direkt të Edi Ramës në plaçkitjen e 20 milionë deklaratave në serverin e Tatimeve, dërgimin në selinë e PS në duart patronazhistëve të të dhënave personale të rreth 1 milion shqiptar për terror elektoral dhe vazhdoi me publikimin e rrogave të mbi 600 mijë punonjësve publik dhe privat vendas dhe të huaj të Shqipërisë dhe së fundi publikimi i të gjitha targave të lëshuara në Shqipëri duke bërë kështu objekt sulmesh të qindra mijëra shqiptarëve nga narkoshteti dhe bandat e tij mafioze!
Ky megaskandal i pandodhur kund në botë është një thirrje, një kushtrim për opozitën dhe mbarë shoqërinë shqiptare të ngrihen në protestat më të fuqishme që vendi ka njohur këto 30 vite për përmbysjen sa më parë të regjimit mafioz kriminal të kreut të meduzës Edvin Kristaq Rama dhe narkoshtetit të tij në Shqipëri.



