Kryemadhi për zgjedhjet: Rama ka frikë humbjen

Kryemadhi për zgjedhjet: Rama ka frikë humbjen

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka deklaruar sot në një konferencë për media se mësimi online është diçka e pa konsultuar mirë. Kryemadhi u shpreh se studentët kanë paguar qiratë, konviktet dhe se ky vendim po bën që ata të lëkunden ekonomikisht.

“Mësimi online është një vendim i pakonsoliduar. Studentët kanë paguar qiratë, kanë paguar konviktet. Nuk mund të merret ky vendim, sot për nesër,”- tha ajo.

E pyetur për ‘JO’-në e prerë të Hollandës në lidhje me hapjen e negociatave për Shqipërinë, Kryemadhi shtoi se ky është një lajm mjaft i keq për vendin tonë.

 “Holanda e ndau Shqipërinë nga Maqedonia e Veriut, ky është lajm i keq për Shqipërinë. Ndoshta për qeverinë Rama s’është lajm i keq se ndihet komod, rruga e Shqipërisë për Ramën s’është Evropa por janë drejtimet e paditura. Për ne e Shqipërinë është lajm i keq se domethënë që procesi i integrimit evropian po largohet çdo ditë e më shumë nga sytë e shqiptarëve,”- tha Kryemadhi.

Kryetarja e LSI duke folur për zgjedhjet ka deklaruar se Rama do të dalë i katërt, ndërsa ka shtuar se sipas saj kryeministri ka frikë humbjen.

"Rama po doli vetë i katërti sepse vendi i dytë dhe i  tretë janë të zënë. Mos u çudisni kur pas ca javësh të thotë se sdo të marr pjesë në zgjedhje. Edi Rama kishte frikë të hynte në zgjedhje me Fred Lelën, e mbani mend që bëri referendum me Ben Blushin duke thënë unë që jam kryeministër ska pse të votohem si kryetar partie. Çështje që sja zgjidhim dot ne si opozitë, frikën e votave", tha ajo.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy