Sulaj: PD ka institucione, emrat që kanë firmosur të bëhen publike

Sulaj: PD ka institucione, emrat që kanë firmosur të bëhen publike

Deputeti demokrat Dashnor Sulaj teksa komentoi firmat e delegatëve të mbledhura nga Sali Berisha për mbajtjen e kuvendit në 11 dhjetor, u shpreh se më parë duhet të behen publike sepse nuk dimë as kush janë këto emra.

Në studion e 'Të Paekspozuarit' në MCN TV, ai u shpreh ndër të tjera se nëse ato firma janë sic flitet. Lista vjen te prokolli i PD dhe nëse sipas tij verifikohen, atëherë Kuvendi le të mblidhet.

Për të interpretuar një proces mund ta bësh si të duash por ju them shkurt dhe qartë ka institucione Partia Demokratike, mund të vete unë një anëtar, një deputet dhe të mbledh dokumentet. Ato duhet ti nënshtrohen një rregulli, transparence, fakti që këto nuk bëhen publike në PD, në sekretariatin e PD. Pse ka frikë që këto emra të cilët kanë firmosur që se dimë kush janë. Jam i bindur se po të ishte procedurë transparence dhe e rregullt është thënë dhe stërthënë se nuk do ketë kuvend. Duhet të vinë të paraqesin dhe të marrin votëbesimin dhe urdhëro. Prandaj do shohim se kuvendi është në datën 18 dhjetor se e thërret kryesia.

Nëse janë ato firma siç flitet ato as nuk mund të zhduken dhe as të fluturojnë dmth që ka minimumi disa kopje. Nuk po kërkojmë origjinalet. Bëhet fjalë për delegatë të kuvendit. Të jemi më të qetë dhe më racional në arsyetim. Nëse hymë në argumente pro dhe kundra krijojmë ileralitet. Procedura është sot e 30 vite që merret lista e delegatëve vjen në protokollin e PD. Ato duhen të verifikohen janë apo nuk janë anëtarë të kuvendit. Nëse janë le të mblidhet. Procedura është e rëndësishme. Nuk po diskutoj duhet apo nuk  duhet të thirret kuvendi.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy