100 vjetori i Kongresit të Lushnjës/ Meta: Rithemeloi shtetin e pavarur shqiptar

100 vjetori i Kongresit të Lushnjës/ Meta: Rithemeloi shtetin e pavarur shqiptar

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka kujtuar sot 100-vjetorin e Kongresit të Lushnjës, si ngjarjen më të madhe dhe të rëndësishme në historinë tonë kombëtare, pas shpalljes së Pavarësisë në 28 nëntor 1912 në Vlorë. “Kongresi i Lushnjës rithemeloi shtetin e pavarur, riformatoi institucionet shtetërore dhe vetëqeverisëse të tij, krijoi Kushtetutën e parë të vendit, zgjodhi të parën trupë legjislative mbi baza pluraliste, dhe shprehu vendosmërinë e të gjithë shqiptarëve për të mbrojtur pavarësinë, sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Shqipërisë”, shkruan kreu i shtetit shqiptar në shënimin e tij.

Ja postimi i plotë:

Kongresi i Lushnjës, 100-vjetorin e të cilit festojmë sot, është ngjarja më e madhe dhe më e rëndësishme në historinë tonë kombëtare, pas shpalljes së Pavarësisë në 28 nëntor 1912 në Vlorë.

Kongresi i Lushnjës rithemeloi shtetin e pavarur, riformatoi institucionet shtetërore dhe vetëqeverisëse të tij, krijoi Kushtetutën e parë të vendit, zgjodhi të parën trupë legjislative mbi baza pluraliste, dhe shprehu vendosmërinë e të gjithë shqiptarëve për të mbrojtur pavarësinë, sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Shqipërisë.

100 vjet më vonë, vendimet e këtij Kuvendi Kombëtar janë mesazhe për reflektim, për të ecur në rrugën që hapi ky Kongres, për të mbrojtur Kushtetutën dhe pluralizmin, integritetin e institucioneve shtetërore e në mënyrë të veçantë për të mbrojtur vlerat reale dhe pluraliste demokratike të parlamentarizmit shqiptar.

Koha i thirri burrat e shquar atdhetarë shqiptarë me bindje të ndryshme politike në vitin 1920 për t'i vënë mendjen dhe energjitë e tyre në shërbim të kombit e për të shpëtuar Shqipërinë.

Nderimi për ta e për veprën e tyre është sot obligim, por edhe një detyrë që në emër të idealeve që frymëzuan ata, të ecet drejt për ta bërë atdheun tonë një vend të qëndrueshëm dhe frymëzues për brezat e rinj, që të ndërtojnë të ardhmen e tyre, në një Shqipëri demokratike dhe anëtare të Bashkimit Europian.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy