Basha: Të tregohet pasuria e çdo politikani, le të fillohet me mua

Basha: Të tregohet pasuria e çdo politikani, le të fillohet me mua

Sot është koha që bashkë me shqiptarët, të majtë e të djathtë, t’i japim fuqi votës dhe zërit të qytetarëve përmes listave të hapura, veting-ut në politikë, kufizimit të mandateve e votës së emigrantëve.

Për këtë ne duhet të bëjmë gjithçka mundemi duke kërkuar edhe referendum.  Ata do mundohen të na pengojnë.

Ata që duan monopol mbi politikën, median, ekonominë duan që Shqipëria të mbetet në duart e atyre të treve, siç ka qenë për mbi 30 vite.

Por më 14 maj shumica i ka kthyer kurrizin treshes, dhe kjo i ka shqetësuar, prandaj kanë hapur sërish thesin e mashtrimeve, që i thonë sot e i përgënjeshtrojnë po vetë nesër.

Është ky mesazhi i kryetarit të dorëhequr të Partisë Demokratike, Lulzim Basha pas një takim me të rinj të Kamzës dhe anëtarë te PD.

Basha kërkon që të hapen letrat dhe të tregohet pasuria e çdo politikani, teksa nuk kursen shigjetimet për Sali Berishën.

Le ta fillojmë me mua dhe rrethin tim familjar dhe më pas me ata, fëmijët dhe familjarët e tyre. Të shohim a i justifikojnë apo jo? Ky është vetingu i politikanëve.

Këtë se duan, sepse duan të baltosin dhe të godasin këdo që trazon agjendën e tyre.

Sot është koha që demokratët të ulin thikat, duke filluar nga ai që i ngriti i pari, sepse e kemi kundërshtarin politik të ulur këmbëkryq në familjet tonë me ndihmën e atij që nxiti këtë luftë brenda nesh.

Unë e mora vendimin tim! Vendosa të sakrifikoj veten në interes të demokratëve, duke duruar edhe gjithfarë mashtrimi.

Ai ka bërë të kundërtën, sakrifikoi interesin e demokrateve për interesat e tij personale.

Për këtë, çdo ditë e më shumë, koha po na jep të drejtë!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy