Escobar pas takimit me Kurtin: Dialogu ka implikime rajonale

Escobar pas takimit me Kurtin: Dialogu ka implikime rajonale

I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në vizitën e sotme në Prishtinë, ishte shumë më i qartë pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, teksa tha në takim u disktua për çështjet e marrëdhënieve me Serbinë dhe implikimet rajonale nga dialogu.

Diskutuam edhe për çështjet e marrëdhënieve me Serbinë, implikimet rajonale nga dialogu, rëndësinë për të vazhduar mbështetjen amerikane për pavarësinë, sovraninetin dhe sigurinë tuaj. 

Escobar gjithashtu ka pohuar “rëndësinë për të vazhduar mbështetjen amerikane për pavarësinë sovranitetin dhe sigurinë tuaj”, por gjithashtu u ka thënë kosovarëve se “është e rëndësishme të rreshtoheni me vlerat evropiane në këtë kohë krize”.

Edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti njëjtë si presidentja, Vjosa Osmani, ka thënë në një konferencë të përbashkët për media me të deleguarin special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar se Kosova është pala e vetme konstruktive në dialog, dhe si e tillë është e gatshme dhe e përkushtuar për arritjen e një marrëveshjeje me Serbinë.

Kurti, gjatë fjalimit të tij, ka thënë se me Escobar përveç dialogut kanë biseduar edhe për rendësin dhe peshën e raporteve ndërmjet dy vendeve, partneritetin si dhe për progresin dhe reformat në Kosovë.

Përmes gatishmërisë për takime dhe vullnetit për marrëveshje dhe propozimeve konkrete që japim Republika e Kosovës është treguar se është palë konstruktive dhe kreative në procesin e dialogut. Jemi të gatshëm dhe të përkushtuar për arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme për normalizim të plotë të marrëdhënieve me njohjen reciproke në qendër

Sipas Kurtit, pozicioni i Kosovës në raport me sanksionet ndaj Rusisë tregon dallimin që ka kjo e fundit me shtetet të cilët nuk janë rreshtuar siç duhet në anën e të vërtetës dhe të drejtës.

Ndryshe Escobar, ditën e tij të parë në Kosovë e nisi në takim me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Megjithatë fjalimi i tij, për dallim nga ai me Kurtin, ishte shumë i shkurtër dhe tepër formal, duke prekur vetëm vija të përgjithshme të partneritetit e miqësisë amerikano-kosovare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy