Katër oficerë të policisë gjyqësore kanë ushtruar kontroll në shtëpinë e ish-ministrit të Brendshëm. Kontrolli në shtëpinë e deputetit Tahiri vjen 24 orë pasi me votat e shumicës, Parlamenti miratoi autorizimin për kontrollin e banesës, një kërkesë kjo e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
Shumica e majtë hodhi dje poshtë me shumicë votash kërkesën e prokurorisë për arrestimin e Tahirit, emri i të cilit doli ditët e fundit nga përgjimet e prokurorisë së Katanias në Itali ndaj grupit të trafikimit të drogës që drejtohej nga vëllezërit Habilaj.



