Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha komentoi sot para gazetarëve vendimin e GJKKO për paraardhësin e tij, Sali Berisha.
Ai tha se ndjen keqardhje në rrafshin personal i vjen shumë keq që një njeri me të cilin ka bashkëpunuar të përfundojë këtu, por sipas tij çdokush mban përgjegjësi për pasojat e veprimeve që zgjedh.
Kam dy reagime, njëri në rrafshin personal dhe tjetri zyrtar.
Në rrafshin personal nuk më vjen mirë që një njeri që padyshim ka dhënë kontributet e veta për vendin të përfundojë këtu.
Çfarë kam thënë për t’i thënë ia kam thënë sepse edhe ai e ka thënë publikisht një pjesë të hapave për të mos ardhur deri këtu.
Por, në fund secili bën zgjedhjen e vet dhe duhet të mbajë përgjegjësi për zgjedhjen që ka bërë, Kjo është kosto që i ka dhënë familjes së tij dhe pa diskutim Partisë Demokratike dhe vendit.
Në rastin personal nuk kam asgjë përveç se keqardhje të thellë.
Basha tha se PD dhe opozita duhet të ecin përpara duke lënë pas të shkuarën.
Ai nënvizoi se ka kërkuar heqjen e imunitetit të Berishës, pasi të gjithë duhet të jenë të barabartë para ligjit.
Qëndrimi i Partisë Demokratike është që drejtësia të bëjë punën e saj pa u ndikuar. Dhe për këtë arsye kam çuar në Parlament heqjen përfundimtare të imunitetit. Si rezultat kemi rastin Arben Ahmetaj. U deshën dy javë procedura për heqjen e imunitetit, kohë e mjaftueshme për t’u arratisur. Sot dua të komunikoj për heqjen vullnetare dorë nga imuniteti.
Vendimi i PD është i qartë ne prej fillimit kemi thënë se për këdo që kërkohet heqja e imunitetit do të votojmë. Alibeaj bëri të qartë vendimin e PD në mbledhjen e komisionit të mandateve. Ne do ishim në parlament por ka kohë që parlamenti nuk funksionon si i tillë. Në atë ditë parlamenti ka qenë në gjendjen e vetë më të rënduar. Kishim një grup njerëzish që krijuan tym dhe nga ana tjetër ujkun që e përdorte këtë tym. Po ju kujtoj edhe njëherë iniciativën tonë për heqjen e imuniteti.



