Miratohet qeveria e re malazeze, Abazoviç zëvendëskryeministër

Miratohet qeveria e re malazeze, Abazoviç zëvendëskryeministër

Mali i Zi nuk është më i vetmi vend në rajon që nuk ka ndryshuar qeverinë e tij, shkruan sot e përditshmja malazese vijesti.me.

Kështu që pas zgjedhjes së Aleksa Beçiq si kryetar i parlamentit, dje ai mori një qeveri pa DPS dhe aleatët e saj politikë.

Pas tre ditësh debatesh Parlamenti i Malit të Zi, miratoi qeverinë e re të drejtuar nga Zdravko Krivokapic, i cili fitoi zgjedhjet e 30 gushtit nga tre koalicione qeverisëse - Për Ardhmërinë e Malit të Zi, "Paqja është kombi ynë" dhe "E zezë dhe e bardhë".

Kryetari i koalicionit “E zeza në të bardhë”, shqiptari Dritan Abazovic u zgjodh zëvendëskryeministër i vetëm nga radhët e politikës.

 Në seancë morën pjesë 70 deputetë. 41 deputetë votuan pro qeverisë së re, 28 kundër ndërsa një deputet abstenoi.

Qeveria e re ka 12 ministra dhe një zëvendëskryeministër. Ministrat e rinj janë figura jopartiake dhe ekspertë të fushave të ndryshme të panjohur për opinionin e gjerë.

Në fjalën e tij, kryeministri Zdravko Krivokapic u zotua se kabineti i tij do të luftojë krizën ekonomike, pandeminë, korrupsionin dhe krimin e organizuar, një kusht kryesor ky për aspiratën e gjatë të vendit për integrim europian.

Duke iu referuar kritikave se qeveria e re, pro serbe do ta orientojë vendin larg aleatëve perëndimorë, kryeministri u shpreh se “Mali i Zi nuk do të bëhet një shtet i dytë serb. Mali i Zi është i pavarur dhe do të qëndrojë i tillë deri në fund. Ajo që mund të themi është se do të punojmë për marrëdhënie të mira me të gjithë fqinjët tanë”.

Në debatin përgjatë tri ditëve, u bënë kritika të shumta nga opozita ndaj programit dhe përbërjes së qeverisë së re dhe vetë kryeministrit. Ata vlerësuan se qeveria e re është teokratike, e caktuar nga udhëheqësit e Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, se është monoteiste dhe mono-etnike dhe se nuk është qeveri e ekspertëve dhe evropiane siç paraqitet.

Qeveria e re është e para që prej tri dekadash që u formua pa Partinë Demokratike të Socialistëve (DPS) të presidentit Milo Djukanovicit, që humbi në zgjedhjet e 30 gushtit të këtij viti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy