Kreu i PD Sali Berisha deklaroi sot se protesta e 6 dhjetorit u ka futur tmerrin qeveritarëve dhe do të rezonojë fuqishëm në Europë.
Ndër të tjera ai bëri me dije se protesta do të nisë rreth orës 12:00 të mesditës.
Në Tiranë në datën 6 dhjetor, mblidhen udhëheqësit politikë të të gjitha vendeve të BE-së. U them të gjithë këtyre papagajve të qeverisë, se në Tiranë në datën 6 nuk mblidhen 30 diktatorë, por udhëheqës të vendeve të lira, të zgjedhur me votën e lirë, pa patronazhistë, pa narko euro, pa banda dhe blerje vote si Edi Rama, pra jam i bindur se ata kanë mirëkuptim të plotë për një popull që proteston për të njëjtat vlera që i kanë bërë vendet e tyre të begata dhe qytetarët e tyre të lirë dhe vendet e tyre, demokraci të stabilizuara. Në këtë kontekst le ti bien sa të duan sirenave të frikës dhe tmerrit që i ka kapur qeveritarët sot, por ajo protestë do të rezonojë fuqishëm në Europë dhe botë, si zëri i qytetarëve që kërkon vlera universale, vlerat demokratike, të jenë ato që duan, të sundojnë përsëri në Shqipëri”.



