Koçi: Shumë subjekte të krimit të organizuar sot janë kthyer në biznese legale

Koçi: Shumë subjekte të krimit të organizuar sot janë kthyer në biznese legale

Deputeti i PS Fier, Petro Koçi ka ndezur përsëri situatën me deklaratën e tij kundër Ballit Kombëtar që përfaqëson edhe një pjesë të mirë të opozitës shqiptare dhe të përndjekurve politik.

Deputeti Petro Koçi e ka dhënë këtë deklaratë në ditën e sotme në ceremoninë përkujtimore të ‘79 vjetorit të daljes partizane të 68 vajzave partizane nga Fieri në radhët e UNÇ në vitin 1943.

Duke përkujtuar këtë ditë që shënon një rast unikal për luftën antifashiste dhe kontributin e grave dhe vajzave në këtë luftë, Koçi është shprehur se nuk do lejojmë asnjë përpjekje antikombëtare që kërkon të mohojë vlerat e kësaj lufte.

Për Koçin, Balli kombëtar duhet të kërkoj falje për deklaratat kundër kësaj lufte që u rreshtuan krah gjithë frontit anti fashist të luftës së dytë botërore.

Deklarata e Koçit vjen si reagim dhe kundërshtim i Deklaratave dhe projektligjit të dërguar në Kuvend nga deputeti i PD Fier Enkelejd Alibeaj ku kërkohet ndëshkimi publik i regjimit totalitar komunist përfshirë këtu edhe zhdukjen e historisë së LANÇ.

Sakaq deputeti i PS, Petro Koçi i është përgjigjur edhe pyetjes për kritikat e tij në media të përfshirjes së krimit në politik duke përfituar nga financat publike.

Ajo që unë kam denoncuar gjithmonë janë lidhjet e krimit me politikën, me shtetin me financat sepse edhe Fieri ka dëshmuar që kriminaliteti vazhdon të mbijetojë shpeshherë dhe nga përfitimi që merr nga financat publike. Shumë subjekte të krimit të organizuar sot janë kthyer në biznese legale që marrin përfitim financiar nga financat publike, nga tenderat ne institucione të ndryshme dhe jo vetëm në bashkinë e Fierit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy