Kryeministrit Edi Rama ka qenë i pranishëm paraditene sotme me fermerët e Moravës në Berat, ku këta të fundit i kanë shprehur edhe shqetësimin duke thënë se fasha orare 08:00, i gjen në arë, kësisoj kërkuan që të shtyhet.
Por Rama u premtoi se do të shihet kjo nga ana e komitetit ndonëse theksoi se janë ata që i marrin vendimet. Sakaq shtoi se kufizimi i orarit nuk i pengon ata që janë në punë.
Komiteti s'më pyet mua e asnjeri, por nuk duhet të jetë problem se fasha orare nuk pengon punën, nëse aplikohet dhe ju pengon është aplikim i gabuar dhe duhet ta zgjidhim, fasha orare nuk është për ata që janë në punë. Për më tepër në gjithë zonën e fshatit nuk duhet të aplikohet për ata që janë në punë, do e shikojmë konkretisht, ka shumë kërkesë për rritjen e fashës orare unë them që nuk duhet të nxitohemi se Franca pardje u mbyll nga e para. Aty s'kishte as dyqane, restorante, i kanë dyqanet të mbyllura, vetëm ushqimore kishte, se çfarë do mbylli më shumë s'e di, është kjo vala e tretë, është version britanik që ka ardhur dhe tek ne. Ndaj duhet të jemi shumë të kujdeshëm, duam gjysmë milioni brenda majit të vaksinuar dhe pastaj do ndjejmë një frymëmarrje, megjithatë e dëgjoj dhe nga të tjerë do e verifikojmë dhe me të tjerë për zonën e fshatit. Se thonë pse ikën virusi, dhe vjen natën. Problemi i natës lidhet me jetën e natës.



