Sërish tension në Parlament.
Opozita vijon të këmbëngulë që votimi i kryeprokurorit të përkohshëm të hiqet nga rendi i ditës, pavarësisht se maxhoranca e hodhi poshtë me shumicë votash një kërkesë të tillë.
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, tentoi të bllokojë foltoren, duke u përplasur me punonjësit e Gardës.
Deputetë të LSI-së i janë bashkuar atyre të PD-së në tentativën e dytë për të marrë fjalën në foltore.
Kjo e ka detyruar kryeparlamentarin Ruçi të ndërpresë për herë të dytë seancën.



