Rama organizatave të shoqërisë civile: Jepni ju të parët shembullin e dialogut, qeveria është aty

Rama organizatave të shoqërisë civile: Jepni ju të parët shembullin e dialogut, qeveria është aty

Kryeministri Edi Rama iu kthen përgjigje letrës së disa organizatave të shoqërisë civile dhe shoqatave, të cilat kërkojnë që të shmanget retorika nxitëse dhe të krijohet hapësira për dialog.

 

Ai kërkon që pikërisht organizatat të japin shembullin e dialogut dhe se qeveria është aty.

 

“Jepeni ju të parët shembullin e dialogut dhe për sa i takon qeverisë ne do të jemi aty. E ndërkohë distancohuni qartë nga dhuna, gurët, zjarrvënia e institucioneve, keqpërdorimi i të miturve, që të ndihmoni kësisoj edhe protestuesit paqësorë të ushtrojnë të drejtën e tyre, e cila nuk rrezikohet nga policia po nga dhunuesit që i prijnë maskaradës pseudo-studentore”, shkruan Rama në përgjigjen e tij.

 

Kreu i qeverisë shton se duhet të respektohen të gjithë bashkë të drejtën e protestës paqësore, që nga dhunuesit në krye të protestës.

 

Ta mbrojmë të gjithë bashkë  jetën dhe dinjitetin e çdo personi - nga dhuna dhe manipulimi! 

 

Asnjë jetë nuk duhet vënë në rrezik dhe asnjë lojë nuk duhet bërë me jetën e vendit. Bujrum, DIALOG. Ku të doni. Kur të doni. Pa kusht!

Slide 1
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy