Berisha: Të rinjtë do të jenë pjesë substanciale e qeverisjes tonë. Ne kemi nevojë për kontributin e tyre

Berisha: Të rinjtë do të jenë pjesë substanciale e qeverisjes tonë. Ne kemi nevojë për kontributin e tyre

Kryedemokrati Sali Berisha tha sot se të rinjtë do të jenë pjesë substanciale e qeverisjes së PD-së, pasi ne kemi nevojë për kontributin e tyre. 

Gjatë një tryeze të rrumbullakët me temë “Riktheni të rinjtë shqiptarë përsëri në atdhe” Berisha u shpreh:

Jam mirënjohës dhe jam i prekur në punën që ka bërë Andi dhe kolegët e tij, kanë punuar në vende të ndryshme dhe kanë arritur të tregojnë praninë e përhershme në jetën e PD-së dhe Shqipërisë.
Ata janë një simbol i atdhedashurisë, sepse ata kanë punët e tyre, jetën e tyre, por ata kanë kaluar shumë kohë dhe janë angazhuar me PD-në, njësoj sikur të ishin në Shqipëri.
Ideja e kthimit të trurit, u diktua prej largimit të trurit. 

Ne u përballëm me një largim, një eksod të madh gjatë viteve të fundit. Në këtë kontekst për ne kthimi i shqiptarëve na e ka bërë më të vështirë komunikimi me ta, është i një rëndësie të veçantë.
Në vitet 2005-2013, kur filluam administratën kishim gjithsej 1.5 përqind të punësuar që kishin përfunduar jashtë Shqipërisë dhe kur përfunduam projektin e kthimit të trurit e mbaruam me 21 përqind në administratë.

Më tepër se 50 përqind e tyre iu shtuan stafit akademik të universiteteve, shqiptarë që vinin nga vende të ndryshme.
Më pas ata u zëvendësuan nga militantë dhe patronazhistë, meqenëse ishin shumë të angazhuar me dijet e tyre. Njoh shumë prej tyre të cilët kanë ikur dhe punojnë në  vende të tjera.
Por ne nuk duhet të shkurajohemi, por të punojmë që gjërat të shkojnë më mirë. Ajo që departamenti tregoi, duke punuar si opozitë punoi shumë më mirë për tu afruar pranë të rinjve dhe ka meritën e padiskutueshme që është afruar me të rinjtë. 

Këta të rinj do të jenë pjesë substanciale e administratës së ardhshme. 
Do të jenë pjesë substanciale e qeverisjes tonë dhe ne kemi shumë nevojë për kontributin e të rinjve. Ai kontribut është jetik. 
Misioni nuk mund të realizohet pa energjinë dhe ëndërrat tuaja. Dhe ëndërrat tuaja do ti japin të ardhmen këtij vendi.

Berisha theksoi se do të jemi të angazhuar ndaj një politike, që do të kthejë në Shqipëri të rinjtë shqiptarë, kudo ku ndodhen dhe punojnë
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy