
Presidenti Ilir Meta, ka renditur një tjetër arsye se përse e ka cilësuar buxhetin e vitit 2022 si anti-social dhe ka refuzuar ta dekretojë atë.
Sipas kreut të shtetit në këtë buxhet është parashikuar të rritet fondi total i PPP-ve nga 636.8 miliardë lekë, në 830.9 mld lekë. Ndërsa po ashtu, shton se do të ketë zero rritje reale për mbi 930 mijë qytetarë që jetojnë me të ardhura nën 5.5 USD.
Buxheti 2022” është antisocial. Rritet fondi total i PPP-ve nga 636.8 miliard lekë, në 830.9 miliard lekë. Zero rritje reale për 930,457 qytetarë, që jetojnë me të ardhura nën 5.5 USD.
Më herët Meta deklaroi se në “Buxhetin 2022” mungon mbështetja reale për sektorët e ekonomisë dhe në mënyrë të veçantë për bujqësinë, si dhe mungon mbështetja e nevojshme buxhetore për shtresat në nevojë për kurimin ndaj infeksionit Covid-19, të cilët trajtohen në shtëpi dhe jashtë sistemit spitalor.
Meta kthen në Kuvend “Buxhetin 2022”: Rrit borxhet, frenon zhvillimin ekonomik



