Propozimi për armëpushim në Ukrainë/ Milo: Rusia po përpiqet të fitojë kohë. Mund të shkohet drejt një lufte me negociata

Propozimi për armëpushim në Ukrainë/ Milo: Rusia po përpiqet të fitojë kohë. Mund të shkohet drejt një lufte me negociata

Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo e konsideroi propozimin e fundit rus për armëpushim në Ukrainë, si përpjekje të Moskës për të fituar kohë.

Milo tha në edicionin e lajmeve në MCN Tv se propozimi është gjithashtu një mesazh indirekt i Rusisë për t’u ulur në tryezën e bisedimeve.

Sipas Milos, po përgatitet terreni për të kaluar nga një luftë ku mungojnë totalisht negociatat, në një luftë ku do të ketë negociata për kompromis, qoftë edhe përmes kanaleve të fshehta.

Nuk mund të themi që është përshkallëzuar gjatë 3 muajve të fundit, apo 4 muajve të fundit. Rusët, përkundër pretendimeve për një fitore të shpejtë, për të kapur Kievin dhe rrëzimin e Zelensky-t nuk ia arritën qëllimit. Rusia dështoi nga projekti fillestar për të kapur Kievin dhe u rreshtua në Donetsk ku kapi disa qytete dhe përpiqet t’i mbajë. Ushtria ukrainase u hodh në ofensivë dhe ka marrë një pjesë të territoreve që pushtoi Rusia në Ukrainën Lindore. Ukraina është duke bërë jo më një rezistence, por luftë aktive ofensive për të rimarrë territoret e pushtuara. Propozimi i fundit për armëpushim është përpjekje për të fituar kohë. Ato dëshmojnë edhe një mesazh indirekt për t’u ulur në tavolinë. Armëpushimi sado që është për 36 orë, është një mesazh. Por nëse ky mesazh do përkthehet dhe do vijojë me shenja të tjera, këtë do ta shohim ditët e ardhshme. Po përgatitet terreni për të kaluar nga një luftë ku mungojnë totalisht negociatat, në një luftë ku mund të ketë negociata qoftë edhe përmes kanaleve të fshehta për të gjetur një kompromis”.

Lidhur me rolin e Presidentit turk Erdogan, si dhe një takim të mundshëm mes tij dhe homologut rus Putin dhe atij sirian Al-Asad, Milo tha:

Erdogan përpiqet ta luajë këtë rol duke synuar realizimin e disa objektivave në politikën e jashtme si një fuqi rajonale e rëndësishme, që preket drejtpërdrejt nga konflikti në Ukrainë, që lidhet me detin Egje, detin e Zi, ku Turqia ka interesa të rëndësishme. Erdogani ka ndërmarrë një nismë tjetër, në kuadër të afrimit të ndjeshëm që ka me Rusinë dhe rolit ndërmjetësues, që të japë një mesazh që edhe për çështje për të cilat ata s’kanë qenë dakord mund të bien dakord. Turqia dhe Siria, edhe Rusia kanë pasur qëndrime të kundërta në raport me çështjen kurde, me kurdët që banojnë në pjesën veriore të Sirisë. Turqia është e interesuar që për hir të kurdëve të afrohet me Sirinë. Turqisë nuk i intereson që ta ketë vatër tensione, aq më tepër që Erdogan është në prag të zgjedhjeve, dhe është i interesuar për qetësi. Rusia ka interes ta nxisë Al-Asadin që të afrohet me Turqinë. Këtu qëndron puqja e interesave. Këtu ka një problem tjetër, deri ku dhe sa do shkojnë palët duke u afruar. Takimi i ministrave të Mbrojtjes ishte paraprak, sepse do shoqërohet me një takim të ministrave të Jashtëm. Ky takim do përgatisë terrenin për takimin e kryetarëve të shteteve. Rusia i garanton një siguri dhe mbështetje më të madhe aleatit të vet Al-Asadit. Turqisë i intereson po ashtu, sepse shmang një mbështetje nga Al-Asadi për armiqtë e tyre, kurdët, që janë të përqendruar në Sirinë veriore, në kufi me Turqinë. Turqia ka qenë dhe mbetet një faktor i rëndësishëm gjeopolitik jo vetëm për Mesdheun Lindor por edhe për Ballkanin. Është një fuqi rajonale që ka pasur dhe ka interesa në rajonin Lindor të Mesdheut, ajo pretendon në gjithë Mesdheun, edhe atë Perëndimor, ku ka pasur pakënaqësi më Spanjën, Francën, Italinë. Në Ballkan do përpiqet të avancojë më shumë duke shfrytëzuar aktorët lokalë, rajonalë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy