Seanca paraprake për Erion Veliajn në Gjykatën e Posaçme është shtyre sërish. Veliaj kërkoi nga gjykata t’i siguroj një Laptop në paraburgim ose të paraqitet për ditë në gjykatë që të mund të njihet me dosjet, kërkesë e cila u rrëzua nga gjykata. Seanca për kalimin ose jo të dosjes së tij për gjykim është shtyrë për në 5 dhjetor.



