Publikimi i të dhënave sensitive, Çuçi: Lista nuk është e sistemit Memex, po hetojmë me Microsoft dhe FBI

Publikimi i të dhënave sensitive, Çuçi: Lista nuk është e sistemit Memex, po hetojmë me Microsoft dhe FBI

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, teksa po hynte në Kuvend për të marrë pjesë në seancën e sotme ka deklaruar se listat e publikuara sot nga hakerat iranianë me gjeneralitetet dhe fotot e personave me shtetësi shqiptare nuk janë pjesë e bazës së të dhënave të sistemit MEMEX.

Ai shtoi se hetimet po vijojnë bashkë me Microsoft dhe FBI, ndërsa theksoi se sistemet do të rikuperohen t gjitha.

Lista që është publikuar e them me garanci të plotë që nuk është databaza e sistemit MEMEX që ka policia kriminale. Ju e dini që na kanë sulmuar. Jemi në hetim, kemi një trupë shumë të mirë nga Microsoft që do rrinë këtu përgjatë. Sistemet do rikuperohen të gjitha. Kemi rikuperuar shumë sisteme në kohë rekord. Ka pasur edhe spekulime. Lista që është publikuar sot nuk është pjesë e databazës së sistemit Memex. Po hetojmë bashkë me FBI.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy