Peleshi në Ministerialin e Mbrojtjes në Bruksel: Shqipëria, masa për të forcuar mbrojtjen kibernetike

Peleshi në Ministerialin e Mbrojtjes në Bruksel: Shqipëria, masa për të forcuar mbrojtjen kibernetike

Ministri shqiptar i Mbrojtjes, Niko Peleshi, e ka zhvilluar fokusin e takimit dy-ditor në Ministerialin e Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s në çështjen e sigurisë kibernetike, për të cilën po merren masa për ta forcuar sipas tij.

Gjatë mbledhjeve të përbashkëta të mbajtura në Bruksel, Peleshi theksoi nevojën për forcimin e mbrojtjes së aleancës në tërësi, si edhe kontributit që duhet dhënë për Ukrainën dhe rezistencën e saj ndaj sulmeve të Moskës.

Ministri i Mbrojtjes falenderoi Aleancën dhe vendet partnere për gatishmërinë e treguar për të ndihmuar Shqipërinë pas sulmeve kibernetike të muajve të fundit.

Ai i siguroi vendet aleate se Shqipëria po bën përpjekje të vazhdueshme për ngritjen dhe forcimin e masave mbrojtëse ndaj infrastrukturës kritike dhe sigurisë kibernetike, në bashkëpunim edhe me vende e struktura të specializuara në këtë fushë.

Aleanca e vendeve partnere janë treguar të gatshme të ndihmojnë Shqipërinë pas sulmeve kibernetike të muajve të fundit.

Sekretari i Mbrojtjes së SHBA-ve Lloyd Austin në fjalën e tij dënoi me forcë sulmin kibernetik ndaj shërbimeve online në vendin tonë dhe bëri thirrje për rritjen e vigjilencës dhe kapaciteteve mbrojtëse të vendeve të Aleancës dhe vendeve partnere në këtë fushë.

 Në këtë Ministerial Shqipëria theksoi mbështetjen e saj për projektin e Porto Romanos, si një nyje e rëndësishme detare edhe në funksion të NATO-s.

 Ndërkaq, ministri Peleshi theksoi gjatë fjalës së tij edhe rëndësinë që Aleanca i jep rajonit të Ballkanit, duke shtuar se kjo vëmendje duhet të jetë më e shtuar edhe në aspekte të tjera diplomatike dhe ekonomike, në interes të integrimit të rajonit edhe në organizma të ndryshme politike, ekonomike dhe ushtarake.

 Gjatë punimeve të këtij takimi, ministri Peleshi zhvilloi takime të ndryshme me homologët të vendeve të ndryshme, ku u diskutua për çështje në interes të rritjes dhe bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy