Cakaj: Në mbledhje të Ministerialit kërkuam anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Cakaj: Në mbledhje të Ministerialit kërkuam anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Ministri i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë, Gent Cakaj njofton se në mbledhjen virtuale të Ministeralit të 130 të Komitetit të Ministrave është parashtruar kërkesa për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Cakaj ka shkruar në ‘Facebook’ se mbështetja e Kosovës në Këshillin e Evropës është jo vetëm historikisht e drejtë e politikisht e arsyeshme por edhe kontribut i drejtpërdrejtë për forcimin e demokracisë, sundimit të ligjit dhe të të drejtave të lirive themelore në Evropë.

“Sot, në mbledhjen virtuale të Ministerialit të 130-të të Komitetit të Ministrave, mes tjerash, parashtruam qartë e prerë edhe kërkesën për anëtarësim të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës! Një gjë është e sigurt: mbështetja e anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës, është jo vetëm historikisht e drejtë e politikisht e arsyeshme, por edhe kontribut i drejtpërdrejtë për forcim të demokracisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave e lirive themelore në Evropë”, ka shkruar Cakaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy