Berisha në Kuvend: Nuk ia dolët të bënit grusht shteti ndaj opozitës. Sorosi, armiku më i madh i kombit amerikan

Berisha në Kuvend: Nuk ia dolët të bënit grusht shteti ndaj opozitës. Sorosi, armiku më i madh i kombit amerikan

Kreu i PD Sali Berisha në fjalën e rikthimit në Kuvend tha se ai vjen në parlament si fitimtar, duke theksuar se Raama nuk ia doli të kompletoi grushtin e shtetit ndaj opozitës shqiptare.

Berisha e etiketoi Ramën si “Edi Metamorfoza” ndërsa Sorosin “armikun më të egër të kombit amerikan”.

11 muaj më parë Edi Rama mendoi se realizoi ëndrrën  e tij që mos shihte më në këtë sallë Sali Berishën, ëndrrën e tij atërore të Shqipërisë pa opozitë. Në një vendim që zgjati 8 minuta, me pasion dhe histeri të madhe, gjysma prej jush atë ditë tentuat të varrosni demokracinë dhe pluralizmin në Shqipëri. Votuat duke mohuar të drejtën e fjalës, sepse fjala ime tmerronte narko-diktatorin dhe shumë prej jush.  I bëtë llogaritë të gabuara sepse nuk ishte viti 46’. Është e vërtetë që ju kishit mbështetjen e atyre që ishin larguar nga parimet e mëdha të lirisë së SHBA-ve dhe ndiqnin axhendën e Sorosit, kësaj monstre të njerëzimit, këtij armiku të egër të kombit amerikan. Në 21 dhjetor ju votuat për të kompletuar grushtin e shtetit ndaj opozitës. Mirëpo ja ku jam. Unë vij këtu fitimtar, për të udhëhequr opozitën drejt fitores. Edi Rama nxin aty si Edi Metamorfoza. Si banor i bodrumeve më të errëta të mafies shqiptare. Nxin si armiku më i egër i qenies shqiptare në kohëra. Nxin sepse në 12 vite u angazhua me të gjitha mjetet për të dhunuar, kontrolluar, vullnetin politik të shqiptarëve njëlloj si etërit e tij. U angazhua me çdo mjet për të vjedhur fondet dhe pasuritë publike të shqiptarëve”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy