Është larguar nga detyra drejtori i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Gentian Sala.
Kreu i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Gentian Sala mësohet se ka dhënë dorëheqjen nga ky post, të cilin e mori në shkurt të 2025.
Ndërkohë, Besmir Beja është larguar nga detyra e drejtorit të përgjithshëm të Doganave pas afro 10 muajsh në këtë post. Në vend të Bejës është emëruar me vendim qeverie Fation Shehu, i cili ka drejtuar Antikontrabandën për katër vite.
