BE në Tiranë dënon dhunën në protestën e opozitës

BE në Tiranë dënon dhunën në protestën e opozitës

Delegacioni i BE-së në Tiranë ka reaguar për protestës e opozitës, ndërsa dënon me forcë aktet e dhunës. Ky  delegacion iu bën thirrje të gjitha palëve të tregojnë përgjegjësi dhe përmbajtje.

Në deklaratën e delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë thuhet se pikëpamjet e ndryshme politike duhet të trajtohen përmes dialogut dhe debatit konstruktiv.

“Protesta paqësore është një vlerë thelbësore e një demokracie moderne evropiane. Dhuna nuk mund të tolerohet në asnjë rrethanë. Duke pasur parasysh protestat e shpallura sot dhe në ditët e ardhshme në Tiranë, Delegacioni i Bashkimit Evropian u bën thirrje protestuesve dhe udhëheqësve të tyre politikë të tregojnë përgjegjësi dhe përmbajtje. Pikëpamjet e ndryshme politike duhet të trajtohen përmes debatit dhe dialogut”-thuhet në reagimin e delegacionit të BE-së në Tiranë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy