Berisha: Open Balkan nismë antishqiptare, duan ta paraqesin Prishtinën si sherrin e Ballkanit, Kurti duhet mbrojtur

Berisha: Open Balkan nismë antishqiptare, duan ta paraqesin Prishtinën si sherrin e Ballkanit, Kurti duhet mbrojtur

Gjatë konferencës së sotme për media, kryetari i PD-së, Sali Berisha i ndal edhe te nisma Open Balkan, të cilën e cilëson si një nismë antishqiptare që ka si synim të izolojë Kosovën dhe ta ekspozojë atë si vendin konfliktual në Ballkan.

Sipas tij, shqiptarët i detyrohen kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, mbrojtjen nga një projekt që vendos hegjemoninë e pastër serbe. 

Shqiptarët sot kudo që janë i detyrojnë Albin Kurtit me qëndrimin e tij, mbrojtjen nga një projekt që vendos hegjemoninë e pastër Serbe, një projekt i zili në vend se të sanksionojë bashkëpunimin mes kombeve të barabarta, sanksionin poshtërimin e Kosovës dhe rrethimin e saj armiqësor nga Beogradi, Beogradi i vogël që është Tirana, me qëllimin antishqiptar për ta paraqitur Prishtinën si sherrin e Ballkanit.

Kam dëgjuar që flasin për leverdinë ekonomike. The Economosit, njësia inteligjencës se kësaj reviste thotë se nga projekti i Open Ballkan përfiton vetëm Serbia, ajo është e paanshme. Kjo seri gënjeshtarësh, që bëjnë avokatinë e projektit unë u them citoni një nen të traktatit. Nuk e kanë publikuar kurrë, kush e ka parë, kush e ka lexuar? 

Sipas Berishës, Ballkani i Hapur është në mënyrë flagrante kundërvënie e procesit të Berlinit. Ai shton se kjo nuk po bëhet pa qëllim.

Sherri i Ballkanit është Beogradi. I gjithë rrjeti i Sorosit është ngritur në këmbë në Kosovë dhe Shqipëri për të mbështetur Ballkanin e Hapur.

Është projekt rus. Është thënë me dhjetëra herë, por këtë e firmosi Sergei Lavrov. Për këtë po punon Edi Rama. Pra ky është Ballkani i Hapur në rrafshin politik. Mund ta përgënjeshtrojë Lavrovin? Asnjë se përjashton dot.

Por pse Rama e Vuçiç kërkojnë influencat ruse? Sepse vetëm në këtë mënyrë janë të lirë të bëjnë çfarë të duan me vendet e tyre.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy