KE hoqi kufizimet për Shqipërinë/ Xhaçka: Shqiptarët mund të udhëtojnë njësoj si qytetarët e BE

KE hoqi kufizimet për Shqipërinë/ Xhaçka: Shqiptarët mund të udhëtojnë njësoj si qytetarët e BE

Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka ka përgëzuar vendimin e Këshillit Europian për të përfshirë Shqipërinë në vendet, të cilave u rekomandohet t’u hiqen kufizimet e udhëtimit.

Në një reagim në rrjete sociale, Xhaçka shprehet se tashmë qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë drejt BE me të njëjtat rregulla që vlejnë edhe për qytetarët e Bashkimit Evropian.

“Këshilli i Bashkimit Evropian ka rekomanduar Shqipërinë në listën e vendeve të cilat mund të rifillojnë lëvizjen e lirë drejt vendeve të Bashkimit Evropian. Tashmë, qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë drejt vendeve të Bashkimit Evropian sipas të njëjtit regjim me qytetarët e BE. Një zhvillim shumë i rëndësishëm i cili njeh arritjet e Shqipërisë në luftën kundër COVID-19. Kujdes! Disa prej vendeve të BE mund të kenë protokolle specifike edhe pas këtij rekomandimi të fundit, ndaj duhet të lexoni informacionet e përditësuara rast pas rasti. Në linkun e mëposhtëm, gjeni rekomandimin e sapopublikuar të Këshillit”, shkruan Xhaçka në Facebook.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy