Vizita në SHBA/ Metani: Rritja e llogaridhënies në drejtësi kyçe për demokracinë në Shqipëri

Vizita në SHBA/ Metani: Rritja e llogaridhënies në drejtësi kyçe për demokracinë në Shqipëri

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka zhvilluar takime në Departamentin e Drejtësisë dhe me përfaqësues të institucioneve të rëndësishme të sistemit të drejtësisë amerikane.

 

Gjatë këtyre takimeve, Metani ka diskutuar mbi rolin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë në Shqipëri dhe rëndësinë e garantimit të një gjyqësori të pavarur, të paanshëm dhe njëkohësisht të përgjegjshëm, si një shtyllë thelbësore për funksionimin e shtetit demokratik.

 

Në zyrën e OPDAT, ai u takua me Zëvendësdrejtorin George Huber dhe Drejtoren Rajonale për Evropën, Pragna Soni. Në këto takime, Metani u shoqërua nga Këshilltari Ligjor Rezident i OPDAT në Shqipëri, Dave Backman, si dhe nga inspektori Periand Teta.

 

Diskutimet u përqendruan në rritjen e standardeve të integritetit dhe profesionalizmit në sistemin gjyqësor shqiptar, si elemente kyçe në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Në këtë kuadër, Metani theksoi rëndësinë e forcimit të mekanizmave të inspektimit dhe llogaridhënies për gjyqtarët dhe prokurorët, si dhe domosdoshmërinë e respektimit të standardeve të larta etike dhe profesionale.

 

Ai nënvizoi gjithashtu se një sistem gjyqësor i pavarur dhe i përgjegjshëm është thelbësor për forcimin e shtetit të së drejtës dhe konsolidimin e demokracisë në Shqipëri.

 

Palët vlerësuan progresin e deritanishëm dhe shprehën gatishmërinë për të vijuar bashkëpunimin dhe mbështetjen ndërinstitucionale, veçanërisht në fushën e asistencës teknike dhe shkëmbimit të praktikave më të mira.

 

Vizita u vlerësua si një hap i rëndësishëm në thellimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe avancimin e reformave në drejtësi, me synim rritjen e besimit të publikut dhe forcimin e institucioneve të drejtësisë në Shqipëri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy