Drafti i BE /Komisioni përgatit rekomandim për anëtarësimin e Shqipërisë

Drafti i BE /Komisioni përgatit rekomandim për anëtarësimin e Shqipërisë

Komisioni Evropian paraqiti sot Strategjinë për Zgjerimin me vendet e Ballkanit Perëndimor. Kjo strategji shihet si një mundësi për të krijuar një marrëdhënie të re mes Brukselit dhe rajonit.

Në draftin e KE-së nuk ka një afat se në cilin vit Bashkimi Europian do të hap dritën jeshile për vendet e Ballkanit ku bën pjesë edhe Shqipëria.  

Për Shqipërinë si vend kandidat në këtë draft thuhet, "Në bazë të kushteve të përmbushura, Komisioni është gati të përgatisë një rekomandim për të hapur negociatat e pranimit".

E njëjta gjë thuhet edhe për Maqedoninë, "Në bazë të kushteve të përmbushura, Komisioni është gati të përgatisë një rekomandim për hapjen e negociatave për anëtarësim".

"Komisioni është i gatshëm të përgatisë rekomandime për të hapur negociatat e pranimit për Shqipërinë dhe ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë, në bazë të kushteve të përmbushura. Me përpjekje dhe angazhim të qëndrueshëm, Bosnje Hercegovina mund të bëhet kandidat për aderim. Ndërsa Kosova ka një mundësi për progres të qëndrueshëm nëpërmjet implementimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe për të përparuar në rrugën e saj evropiane, kur rrethanat objektive lejojnë", thuhet në draft.

Ndërkohë në mars të vitit 2018, shërbimet e Komisionit do të thërrasin një takim koordinimi me Shtetet Anëtare në bashkëpunim të ngushtë me Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm për të diskutuar Planin e Veprimit dhe mekanizmat për bashkëpunim operacional për zbatimin e e mëtejshëm. Në draft thuhet se BE duhet të jetë e përgatitur për të mirëpritur të vendet e reja anëtare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy