Në seancën plenare të ditës së sotme është parashikuar që të mbahet interpelanca e kërkuar nga kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi për skandalin e mbetjeve toksike.
Po ashtu sot pritet të ketë interpelancë për protestat në aksin Thumanë-Kashar.
Gazetari Andon Kello tha përmes një lidhje me MCN Live se është arritur një marrëveshje mes qeverisë dhe qytetarëve për një rrugëdalje në aksin Thumanë-Kashar.
Kjo seancë fillon me interpelancën e kryeministrit Rama që kthehet në parlament për interpelnacë me Bardhin për mbetjet toksike. Qeveria ka akuzuar se prodhuese e ngarkesës është Kurum. Rama do të japë sqarime. Kryeministri është prezent.
Interpelanca e dytë ka të bëjë me aksin Thumanë-Kashar. Qeveria dhe protestuesit kanë rënë dakord për një rrugëdalje në aksin Thumanë-Kashar



