Rritja e pagave/Berisha: Në një akt të tmerrshëm cinizmi dhe korrupsioni, qeveria po blen Gjykatën Kushtetuese

Rritja e pagave/Berisha: Në një akt të tmerrshëm cinizmi dhe korrupsioni, qeveria po blen Gjykatën Kushtetuese

Kreu i Rithemelimit Sali Berisha ditën e sotme nga foltorja e Kuvendit lëshoi akuza për qeverinë ‘Rama’. Berisha u shpreh kundër rritjes së pagave për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, ndërsa theksoi se nisma për rritjen e pensioneve për pensionistët është qesharake.

Berisha iu drejtua kryetares së Kuvendit se, nuk ka sallë parlamenti në botë, përveç Koresë së Veriut, në të të cilën deputetit i hiqet e drejta e procedurës. Berisha tha se, vetëm Nikolla është ajo e cila zbaton verbërisht urdhrat e Edi Ramës.

"Ju votuat këtu rritjen e rrogave të deputetëve me 3.8 milionë lekë. Pra, ju autorizuat deputetin të marrë nga mundi dhe djersa e qytetrëve shqiptarë, as sa marrin në muaj 38 pensionistë.
Nuk ekzistojnë në botë raporte të tilla në sektorin publik të shproporcionuara, sepse ekziston kudo ai që quhet kohezion social dhe që detyrojnë qeveritë të ruajnë proporcione të pranueshme.
Por në një akt ekstrem cinizmi dhe korrupsioni për të blerë Gjykatën Kushtetuese, e cila sot sillet ndaj të drejtës kushtetuese si një organ që shkelmon atë, aq sa është shkelmuar nga ajo gjykatë në 30 vite të marra së bashku.
Ju sot, në një akt absurd, në një akt të hapur korruptiv, kërkoni të rrisni rrogat e tyre 7 dhe 8 milionë. Unë po ju rikujtoj këtu, se gjykatësi më i fuqishëm i botës, që është dhe gjykatësi i Gjykatës Supreme të SHBA-ve. Gjykata Supreme e SHBA-ve ka në spektrin e saj të gjykimit dhe çështjet kushtetuese. Presidenti i kësaj gjykate ka një rrogë vjetore 290 mijë dollarë. Presidenti i SHBA-ve ka një rrogë vjetore në vitin 2023, 400 mijë dollarë
", tha Berisha në fjalën e tij.

"Kurse ju përcaktoni një rrogë për të blerë një tuf gjykatësish, pothuaj dyfishin e rrogës së Presidentit të Republikës për të treguar se asnjë njihni hierarki shtetërore, as njihni shtet, por vetëm interesa pazaresh dhe mafie. Po si mund të jeni ju dakord dhe të flisni për pensionistët, ku i jepni një gjykatësi që nuk ka qenë kurrë gjykatës, aq sa do marrin 80 pensionistë në muaj? Çfarë është ky akt? Pse kaloni në këtë shkallë pashpirtësie ekstreme?
Pazari dhe vetëm pazari janë kriteret tuaja, dhe të Edi Ramës. Ju jeni vetëm figurina të tij. Të votoni këtu këtu, të flisni për pensionistët këtu dhe të votoni rroga 10 herë më të mëdha se rrogën mesatare. Rroga 15 herë më të mëdha se rrogën mesatare. Nuk ka parlament të një vendi demokratik në botë që i lejon vetes këtë që bëni ju. Po ju jeni narkoshtet! Ju udhëhiqeni nga normat e një narkoshteti, e një mafiozi
", u shpreh ai. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy