GJKKO lë në 'arrest shtëpie' ish-zv.ministren Rovena Voda

GJKKO lë në 'arrest shtëpie' ish-zv.ministren Rovena Voda

Apeli i GJKKO ka lënë sot në fuqi masën e sigurisë arrest shtëpie për ish-zëvendës-ministren e Brendshme, Rovena Voda, e vënë nën akuzë për veprën penale ‘ushtrim ndikimi të paligjshëm.

Gjykata e posaçme e Apelit vendosi të mos ndryshojë masën e sigurisë ndaj ish ministres Voda. Po ashtu në arrest shtëpi do të qëndrojë edhe avokatja Majlinda Hasani, e arrestuar në operacionin që coi në pranga ish zv/ministren.

“Nuk kam kryer ndonjë shkelje ligjore apo ushtrim ndikimi. Kam respektuar në mënyrë rigoroze ligjin ne ushtrimin e detyrës.Nuk ekzistojnë kushtet për caktimin e masës. Gjykata e shkallës së parë ka vlerësuar apriori vetëm kërkesën e prokurorisë. Është i gabuar qëndrimi që rreziku për të shkatërruar provat apo për t’u larguar është prezumuar. Në cdo rast duhet të vërtetohen të gjitha pretendimet e prokurorisë për këto fakte e rrethana.”, ka deklaruar Voda.

Voda dhe Hasani kërkuan ndryshim të masës së sigurisë me argumentin se  është e paarsyeshme që për një çështje që i përket 2019-2020 të mbahen nën arrest, ndërkohë që nuk ka rrezik të largohen apo të prishin provat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy