
Gazetari Enton Abilekaj deklaroi në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” se Ministria e Punëve të Jashtme që nuk jep asnjë shpjegim dhe asnjë informacion për trupën tonë diplomatike, që përveç 2-3 ambasadorëve është e gjitha jashtë mandatit jep informacione për mandatin e Yuri Kim-in që nuk i takon aspak.
Duke vijuar shpjegimin e tij, Abilekaj tha se mesazhi i deklaratës së MEPJ linte të nënkuptohej se ambasadorja Kim është duke u larguar dhe nuk duhet dëgjuar.
Ministria jonë e ka trupin diplomatik jashtë mandatit. Të gjitha janë jashtë mandatit dhe asnjë procedurë s’ka filluar dhe s’japin asnjë shpjegim çfarë po ndodh me shërbimin tonë diplomatik, me ambasadorët tanë në botë. Dhe në këto kushte na jep ne një informacion për ambasadoren në një moment kur ambasadorja me Ramën kanë pasur shkëmbime publike të mungesës së koordinimit dhe simpatisë. Rama në një konferencë u largua para se të fliste ambasadorja dhe fjalimin e nisi duke u tallur me ato diplomatë të huaj që mund të brohorasin kur ka vendime që i pëlqejnë dhe kritikojnë vendimet kur nuk pëlqejnë që e kishte me Kim, e cila shprehet hapur ka vendime që nuk i pëlqejnë si lirimi i Alqi Bllakos. Kemi një gjë që nuk shkon dhe para se të ndodhte ky njoftim Kim kishte thënë që s’do lejojmë të dështojë zgjedhja e kreut të SPAK dhe kreu i SPAK të jetë politik dhe i nëjanshëm.
Politikanët tanë janë të kompleksuar edhe ndaj SPAK. Në kulmin e kësaj situate ku e vetmja influencë që e konkurron influencën e Ramës është influenca e ambasadores amerikane dhe shtetit amerikan. Për shmangur këtë influencë në kushtet kemi dhe deklaratën që kjo është duke u larguar. Më mirë t’u thuhej anëtarëve KLP. Kjo është duke u larguar mos e dëgjoni. Ky është mesazhi i parë pasi nuk ka asnjë shpjegim tjetër. Ministria e jashtme e bëri si e-mail që i vajti për Ilir Metën nga një qytetar që e zbuluan se ishte spiun. Ministria e Jashtme nuk jep informacion për asgjë, as për investitorin strategjik , jep informacion për një gjë që nuk i takon fare.



