Kur kanë mbetur më pakë se dy ditë nga protesta e partisë demokratike përball kryeministrisë, kryetari i opozitës Basha është takuar me banoret e njësisë nr 4, ku i ka ftuar në protestë. Basha akuzoi qeverinë se nuk ka mbajtur asnjë nga premtimet e dhëna as shëndetësinë falas dhe as rritjen ekonomike. Sipas kryeopozitarit protesta e datës 18 shkurt do të jetë vendimtare për të siguruar zgjedhje të ndershme.



