32-vjetori i rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike/ Nikolla: SHBA, mbrojtësit më të fuqishëm të kombit shqiptar

32-vjetori i rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike/ Nikolla: SHBA, mbrojtësit më të fuqishëm të kombit shqiptar

Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, ka përshëndetur sot 32-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-SHBA.

Më 15 mars 1991, pas një ndërprerjeje prej 52 vjetësh, u rivendosën marrëdhëniet diplomatike midis SHBA dhe Shqipërisë.

Vitin e kaluar marrëdhëniet tona plotësuan një shekull histori.

Nikolla u shpreh se, më 28 korrik 1922, SHBA dhe Shqipëria njohën njëra-tjetrën si shtete, SHBA ishin një shtet i fuqishëm dhe demokratik prej 146 vjetësh, ndërsa Shqipëria një shtet i ri 10-vjeçar, i vogël dhe i rrezikuar.

Sipas saj, SHBA është mbrojtësi më i fuqishëm i kombit shqiptar. 

Kur më 28 korrik 1922, SHBA dhe Shqipëria njohën njëra-tjetrën si shtete, SHBA ishin një shtet i madh, i fuqishëm dhe demokratik prej 146 vjetësh, ndërsa Shqipëria një shtet i ri 10-vjeçar, i vogël, i dobët dhe i rrezikuar.

Kjo njohje dhe miqësia me Shtetet e Bashkuara ishte ndër faktorët qe garantoi mbijetesën, pavarësinë, sovranitetin, tërësinë territoriale dhe procesin e formimit të shtetit shqiptar.

SHBA janë sot partneri ynë strategjik, ndër mbrojtësit më të fuqishëm të kombit shqiptar dhe garantët më të mëdhenj të demokracisë shqiptare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy