
Në mbledhjen e Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë, kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor Naureda Llagami pranon se katër gjykata, dy gjykata Apeli, një Gjykatë Administrative dhe Gjykata e Tiranës janë në kolaps nga dosjet dhe stoku.
Llagami tha se i ka kërkuar qeverisë që të shtojë ndihmës ligjorët ndërsa nga 400 gjyqtarë sot janë më pak se 250.
Ndërkohë kreu i Unionit, Gerd Hoxha tha se gjyqtarët nuk mund të punojnë me norme dhe se sot një gjyqtar jep afro pesë vendime në ditë, një shifër pesëfish më shumë se normalja.



