Barrikadat në veri/ Ministri Sveçla: Nëse nuk i largon KFOR-i, mund t’i largojmë ne

Barrikadat në veri/ Ministri Sveçla: Nëse nuk i largon KFOR-i, mund t’i largojmë ne

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla ka thënë sot në një konferencë për media se Qeveria e Kosovës po pret që KFOR-i të veprojë sa më shpejt për heqjen e barrikadave të vendosura në veri.

Ai ka thënë se pritjes për t’i hequr barrikadat nga KFOR-i po i vjen fundi.

KFOR ka kërkuar një kohë që ata vetë të bëjnë largimin e barrikadave. Ne tani po presim që atë angazhimin e tyre ta realizojnë.

Por pasi janë bërë 13 ditë dhe ne kemi policë të bllokuar në Jarinjë dhe Bërnjak, ditët që po numërohen, po u vije fundi. Besoj që KFOR-i dhe faktori ndërkombëtar po angazhohen që këtë ta bëjnë sa më shpejt.

Por, për hir të një stabiliteti më të madh, ne po presim që kjo të bëhet nga vetë ata që kanë vendosur barrikadat apo KFOR-i. Por, pritja e ka fundin e saj. Nëse kjo nuk ndodh, kemi kapacitete për ta bërë vet.

Sveçla, tha se arsyeja e vendosjes së këtyre barrikadave është arrestimi i ish-policit Dejan Pantiq, derisa shtoi se ka spekulime për shëndetin dhe trajtimin e tij.

Gjendja e tij shëndetësore është e mirë dhe po merr trajtimin e duhur. Ne kemi bërë kërkesën te partnerët që ai të transferohet në qendrat e paraburgimit nga stacioni policor. Largimi i barrikadave do ta mundësonte transferimin e tij lehtë dhe sigurt.

Ministri i Brendshëm thotë se propaganda serbe ka rënduar situatën në atë pjesë të Kosovës.

Një e pavërtetë që po përdoret është se Policia e Kosovës ka lista për të arrestuar persona të caktuar. Ne nuk kemi lista. Lista ka pasur Serbia, e cila e ka vrarë edhe Oliver Ivanoviçin.

Sveçla thotë se Policia do ta zbatojë ligjin por ka kërkuar mirëkuptim nga qytetarët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy