
Gazetari Denis Dyrnjaja deklaroi në studion e emisionit “Të paekspozuarit” se 21 janari është produkt i egos së tepruar të Berishës që pati kosto që shkuan në favor të Ramës që i shfrytëzoi politikisht.
Më tej, Dyrnjaja tha se ka pasur pavullnet të prokurorisë për të hetuar dosjen.
Ka disa aktorë kryesorë, Berisha, Rama, Topi, Ina Rama. Nuk janë marrë në pyetje, për dijeni rreth ngjarjes. Askush nuk u thirr në prokurori, çfarë di për ngjarjen. Është dukshëm pavullnet i prokurorisë për të hetuar dosjen. Berisha akuzon për manipulim të çështjes dhe hajde provoje nëse është e vërtetë. Topi ka vënë emër, Berisha është autori kryesor i 21 janarit. Pse nuk e merr Prokuroria në pyetje?
Berisha ra pre e egos së vet për të treguar se nuk është i dobët në raport me çdo lloj kërcënimi. Ishte kredo politike për të mbajtur institucion me çdo kusht.
231 janari është produkt i egos së tepruar të Berishës për të treguar që 'unë jam burrë i fortë që i dal për zot egos, dinjitetit', situata i doli jashtë kontrollit dhe i shkoi në favor Ramës e përdori politikisht për të ardhur në pushtet dhe nuk i interesoi më ta zbardhë.



