Raporti i OBSE për zgjedhjet/ Patozi: U jep hakun 2 strategëve

Raporti i OBSE për zgjedhjet/ Patozi: U jep hakun 2 strategëve

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, i lënë jashtë listës së 25 qershorit, ka reaguar pas publikimit të raportit të OSBE për këto zgjedhje parlamentare. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Patozi thotë se ky raport “u jep hakun të dy strategëve të marrëveshjes së 18 majit”.

Teksa ndalet tek vlerësimet konkrete të raportit të OSBE, ish-deputeti demokrat ndalet në 2 momente:

“”Timonierin” e qeverisë nuk e ka lënë ta shesë si të lirë dhe të ndershme fitoren e vet, pavarësisht se ai mund t’i gëzojë frutet e saj edhe me cenet e vëzhgimit.

Ndërsa udhëheqësit virtual të Republikës së Re nuk ia ka dhënë mundësinë që të fshehë kokën pas raportit për të justifikuar humbjet e veta të njëpasnjëshme”, shkruan Patozi.

POSTIMI I PLOTE

SECILIT HAKUN

Ky raporti i OSBE për zgjedhjet e 25 qershorit, edhe pse duket më i ftohtë dhe indiferent se pararendësit, ngjan t’u ketë dhënë hakun të dy strategëve të marrëveshjes së 18 majit.

“Timonierin” e qeverisë nuk e ka lënë ta shesë si të lirë dhe të ndershme fitoren e vet, pavarësisht se ai mund t’i gëzojë frutet e saj edhe me cenet e vëzhgimit.

Ndërsa udhëheqësit virtual të Republikës së Re nuk ia ka dhënë mundësinë që të fshehë kokën pas raportit për të justifikuar humbjet e veta të njëpasnjëshme.

Ndoshta me të drejtë, se nuk mund të ketë gjyq, kur nuk ka padi. Dhe nuk mund t’i kërkosh asnjëherë gjykatësit të ankohet më shumë se paditësi.

Ju kujtohet besoj që Lulzim Basha nuk pati asnjë kontestim derisa zgjedhjet përfunduan dhe doli rezultati.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy